Dyshja e Milanit që pritet të largohet verën e ardhshme

Milani ka filluar që të lirohet nga disa futbollistë që i konsideron si tepricë, me qëllim zvogëlimin e shpenzimeve të pagave të tyre.

Dyshja që pritet të largohet nga “San Siro” gjatë verës së ardhshme është Rikardo Montolivo dhe Kristian Zapata.

Klubi italian është duke e pastruar skuadrën dalë nga dalë me futbollistët të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Xhenaro Gatuzo.

Ish-kapiteni “kuqezi” i cili te Milani erdhi nga Fiorentina ka një pagë vjetore prej 2.5 milionë euro, teksa qendërmbrojtësi kolumbian merr 1.7 milionë euro në sezon.

Leave a Reply