Shqipëria ka pësuar edhe disfatën e dytë në kuadër të ndeshjeve në Ligën e Kombeve, pasi u mund në transfertën në Ber Sheva nga Izraeli me rezultatin 2:0, njofton ‘infOSport.mk’.
Një goli hershëm nga ana e Tomer Hemed (8’) paralajmëroi fitoren e izraelitëve, edhe pse duhet pranuar se Shqipëria në këtë ndeshje kishte më shumë raste dhe goditje drejt portës kundërshtare.
Gjithsej 19 goditje nga ane ‘kuqezinjëve’, 7 prej të cilëve brenda kuadratit, mirëpo asnjëra prej tyre nuk përfundoi pas shpinës së portierit Harush, i cili ishte i pamposhtur sonte nga ana e djelmoshave kuqezi.
Golat nga ndeshja, Izrael – Shqipëri
Golat nga ndeshja, Izrael – Shqipëri IZRAEL – SHQIPËRI 2:0(T. Hemed 8', D. Saba 83')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 14 октомври 2018 г.
Në anën tjetër Strakosha në minutën e 83-të kapituloi edhe për herë të dytë në këtë ndeshje, kur mesfushori Dia Saba me një goditje nga distanca shënoi për 2:0, që njëherit doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi.
Me këtë fitore Izraeli merr kryesimin në grupin e parë në Ligën ‘C’ me 6 pikë, mirëpo edhe një ndeshje më shumë se Skocia e vendit të dytë që ka 3 pikë, po aq sa ka edhe Shqipëria në pozitën e tretë me po aq pikë të arkëtuara.