Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në NBA, ku skuadra kampione Golden Stejt e udhëhequr nga Setafn Keri mundi Uashingtonin me rezultatin 144:122.
Plotë 51 pikë realizoi në këtë takim Keri, ndërsa nëj kontribut të madh në këtë fitore të ‘uarriorsave’ dha edhe Kevin Durant që ndeshjen e mbylli me 30 pikë.
Ndërkohë fitoren e parë në këtë edicion e regjistroi skuadra e LA Lejkers, që e mposhti Feniksin, me shifrat 131:113 dhe atë si mysafir. LeBron Xhejms pati një paraqitje mesatare, duke mbyllur takimin me 19 pikë, ndërsa më i spikatur në rradhët e ‘lejkersave’ rezultoi të jetë Stefenson që regjistroi 23 pikë, 8 asistime dhe 8 kërcime.
Më poshtë keni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara orët e para të mëngjesit të sotëm:
| Rezultatet e sotme |
| Atlanta – Dallas 111-104 |
| Cleveland – Brooklyn 86-102 |
| Miami – New York 110-87 |
| Toronto – Minnesota 112-105 |
| Chicago – Charlotte 112-110 |
| Houston – Utah Jazz 89-100 |
| San Antonio – Indiana 96-116 |
| Milwaukee – Philadelphia 123-108 |
| Phoenix – Lakers 113-131 |
| Sacramento – Memphis 97-92 |
| Golden State – Washington 144-122 |
