NBA, më në fund fiton edhe Klivlendi

Pas 6 humbjesh rradhazi, Klivlend Kavaliers që po vuan largimin e LeBron Xhejms ka arritur fitoren e parë në sezonin e ri në NBA, pasi orët e para të mëngjesit të sotëm mundi Atlantan me rezultatin 136:114.

Ishte kjo ndeshje me rivalitet në pjesën e parë, por në të dytën ishin ‘kavaliersat’ që dominuan në parket. 7 lojtarë të Klivlendit realizuan mbi 11 pikë, me Hood që ishte shënuesi më i mirë me 26 pikë.

Vijon të zhgënjejë skuadfra e Hjuston Rokets, që regjistroi edhe humbjen e pestë sezonale (ka vetëm një fitore). Skuadra nga Teksasi u mund nga Portlandi me rezultatin 104:85 nga Portland, te e cila skuadër spikati dyshja Lillard dhe Nurkiç, që realizuan nga 22 pikë secili.

Rikthehet te fitorja skuadra e Torontos, një nga ekipet pretendente në Lindje, pas fitores 129:112 ndaj Filadelfias.  Leonard shkëlqeu te skuadra kanadeze, duke mbyllur takimin me 31 pikë, ndërsa po aq pikë në anën tjetër realizoi edhe Embiid, mirëpo që në fund vlejtën vetëm për statistikë, pasi nuk mundi dot të ndihmojë skuadrën e tij për të fituar ndeshjen.

Oklahoma falë fitores 128:110 ndaj LA Klipers, regjistroi edhe fitoren e dytë sezonale, ndërsa vendimtare në këtë fitore ishte periudha e katërt. Dy basketbollistët më të dalluar te Oklahoma në këtë ndeshje ishin Vestbruk dhe Xhorxh, që realizuan  nga 32 pikë secili, teksa tek ‘klipersat’ spikati italiani Galinari, që ndeshjen e mbylli me 27 pikë.

Fiton edhe Bostoni, që në sekondat e fundit me rezultatin e ngushtë 108:105 mundi Detroitin. Irving me 31 pikë bëri difererncën në parket për ‘Selltiksat’, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët dhe 15 kërcimet e Griffin te skuadra mike.

Skuadra e Sharlot falë 24 pikëve të veteranit Tony Parker mundi Majamin me rezultatin 125:113, Memfisi mposhti Uashingtonin, 107:95, ndërsa Sakramento me rezultatin 107:99 mundi Orlando Mexhik.

NBA – Rezultatet e sotme
Charlotte – Miami, 125-113
Cleveland – Atlanta, 136-114
Orlando – Sacramento, 99-107
Boston – Detroit, 108-105
Toronto – Philadelphia, 129-112
Houston – Portland, 85-104
Memphis – Washington, 107-95
Oklahoma – Clippers, 128-110

Leave a Reply