E pabesueshme: Presidenti i Interit Zhang nuk njeh yllin e skuadrës  së tij

Shumë tifozë shqiptarë i njohin të gjithë futbollistët e skuadrave të zemrës? Me siguri ndër ata janë edhe fansat e Interit në vendin tonë, të cilët jo vetëm që i njohin futbollistët, por mund të flasin edhe rreth së kaluarës, cilësive dhe pikave të dobëta.

Megjithatë, në klubin ‘zikaltër’ ekziston dikush, që duket se nuk i njeh futbollistët. Ajo që e bën edhe më të pabesueshme këtë situatë, lidhet me faktin se bëhet fjalë për presidentin e Interit, Stiven Zhang.

Ky i fundit në ndeshjen e fundit që Interi i tij mundi Xhenoan me rezultatin 5:0, nuk njohu autorin e golit të katërt, Zhoao Mario.

Për ta konfirmuar një gjë të tillë ekziston edhe video, ku fillimish Zhang reagoi duke thënë: ‘Uou!’, për t’u informuar më pas, rreth futbollistit që e dërgoi topin në rrjetë.

Leave a Reply