Granit Xhaka transferohet te gjigandët italian

Granit Xhaka është shumë pranë largimit nga Arsenali. Mesfushori shqiptar nuk është më i lumtur tek “topçinjtë”, shkaku i incidentit me tifozët e tij në barazimin 2:2 ndaj Kristal Pallas.

Kështu, sipas asaj që raporton “Daily Mail”, 27-vjeçari është duke u kërkuar nga disa skuadra, por që në garë së fundmi është futur edhe skuadra gjigande italiane, Milani.

“Rossonerët” shpresojnë që ta transferojnë Xhakën në afatin kalimtar të dimrit, por që duhet paguar një shumë rreth 30 milionë euro.

Mesfushori është dëshira kryesore e Stefano Piolit, derisa thuhet se kanë filluar bisedimet me drejtuesit e skuadrës nga Londra.

Megjithatë për të siguruar edhe përfundimisht shërbimet e Granitit, Milani do të duhet të fitojë garën edhe me dy skuadrat e Bundesligës, Hertën e Berlinit dhe Borusia Menhengladbahun, që gjithashtu kanë shfaqur interesim për shërbimet e futbollistit shqiptarë me pasaportë zvicerane.

Leave a Reply