Reagon Arsenali pas asaj që bëri Mustafi me shokët e tij (VIDEO)

Arsenali ka reaguar pas publikimit të videos nga “The Sun”, ku shihen disa nga futbollistët e Arsenalit duke thithur ‘hippy crack’, ‘helium’.

Ata pinin vodka dhe shampanjë me vlerë më shumë se 2,000 euro secila shishe në një klube nate një ditë para startit të sezonit, duke arritur një llogari afër 30,000 eurove.

Imazhet tregojnë qartë se disa prej tyre duket se thithnin ‘hippy crack’, ‘helium’, që nuk është e ndaluar në Angli, por vetëm për ata deri në moshën 18-vjeçare, por është substancë e rrezikshme.

“Futbollistët do të sqarojnë këtë duke u përputhur me përgjegjësitë e arritura me klubin”, thuhet në reagimin e klubit anglez.

Rreziqet e substancës që konsuamuan futbollistët e Arsenalit, janë shumë të mëdha, pasi ato mund të shkaktojnë humbje të koordinimit, pavetëdije, dhe madje edhe vdekje për shkak të mungesës së oksigjenit të arritur në tru.

Leave a Reply