Pike rrëfen se si ngacmon futbollistët e Realit në një grup në “WhatsApp”

Futbollisti i Barcelonës, Zherard Pike, ka ndarë disa detaje interesante nga marrëdhënia e tij me futbolllistët spanjollë të klubit rival, Real Madridit, me të cilët ndajnë dhomat në xhveshtoren e kombëtares së Spanjës.

Në një rrëfim të gjatë në një sajt personal, mbrojtësi i Barcelonës zbulon se si javë më parë kishte krijuar një grup në aplikacionin “WhatsApp” ku janë disa futbollistë të Realit e të Barcelonës, ku bisedohet për kombëtaren e Spanjës.

Por, ai tregon se si këtë sezon i ka ngacmuar vazhdimisht futbollistët e Realit pasi sezoni i Barcelonës ka ecur më mirë.

“A ju kujtohet vitin e kaluar kur Reali fitonte e lojtarët postonin në Instagram foto me muskuj e trofe. Sivjet nuk po shoh më foto të tilla”, – ka shkruar Pike.

“Për mua është shumë mirë tani pasi jemi 15 pikë para Realit në ligë. Vitin e kaluar kur fitonin më ngacmonin gjithmonë kur takoheshim”, – rrëfen ai.

Në fund, ai zbulon që marrëdhëniet mes tyre janë shumë të mira, pavarësisht rivalitetit në fushë mes ekipeve spanjolle.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply