Ndeshja Kosovë – Azerbajxhan rrezikon të mos luhet!

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 sonte në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë duhet ta zhvillojë ndeshjen e vlefshme për kualifikuese e “Euro 2019” kundër Azerbajxhanit. Mirëpo, reshjet e fundit të borës që kanë rënë i kanë shkaktuar telashe të mëdha Kosovës në organizimin e kësaj ndeshje, raporton “Zëri”.

Stadiumi “Adem Jashari” është i mbuluar me borë, ndërsa aty janë angazhuar shumë persona për ta pastruar borën. Deri në ora 15:00 duhet të pastrohet bora sepse në ora 16:00 i deleguari i UEFA-s duhet të raportojë për gjendjen e fushës dhe të stadiumit. Ndeshja në fjalë është planifikuar të startojë  në ora 19:00.

Të hënën në të njëjtin stadium është paraparë të zhvillohet edhe ndeshja tjetër ndërmjet Kosovës U-21 dhe Gjermanisë U-21.

Leave a Reply