Uellsi luan tenis me Kinën, Bejll shkruan historinë (VIDEO)

Uellsi ka demoluar Kinën e Marçelo Lipit në ndeshjen e vlefshme për turneun “China Cup”, duke i mundur ata me rezultatin e thellë 6:0. Në ndeshjen e e zhvilluar sot në “Guangxi Sports Center”, uellsianët në asnjë moment nuk e vunë në diskutim fitoren, ndërsa figurë qendrore doli të jetë ylli i Realit të Madridit, Garet Bejll që realizoi tre gola.

Ai në këtë mënyrë hyri në historinë e futbollit uellsian si golashënuesi më i mirë, duke tejkaluar sulmuesin legjendar të Liverpullit, Jan Rash.

Bejll me “tripletën” e realizuar ndaj Kinës, ngjitet në kuotën e 29 golave, një më shumë se Jan Rash, ndërsa përveç tij në listën e golashënuesve ndaj Kinës u regjistruan edhe Sem Voks dhe Hari Uillson, i cili shënoi dy gola.

Leave a Reply