Fjuri kërcënohet: Do ta fitojë Xhoshuan vetën me një dorë!

Pasi pranoi duelin me Entoni Xhushuan, boksieri britanik Tajson Fjuri ka paralajmruar se do ta mund me lehtësi kamponin e ri.

“Stilet e ndryshme të boksit e bëjnë më interesant këtë sport. Unë jamë i bindur se do të fitojë Xhoshuan me një dorë të lidhur pas shpine. Të gjithë ju e patë se si luftojë Xhoshua përballë Klitçkos, ndërsa unë në meçin që kisha me Klitçkon nuk e lejova as të më prekë. Bota me padurim do ta pret këtë përballje mes meje dhe Xhoshuas, ndërsa të gjithë e dinë se kush është kampioni. Vetëm njëri mund të jetë më i mirë dhe ai jam unë”, është shprehur për mediat britanike, Tajson Fjuri.

Dueli ndërmjet Xhoshuas dhe Fjurit ende nuk është përcaktuar, ndërsa spekulohet të zhvillohet në vitin 2018.

Leave a Reply