Çelsi sonte mund të shpallet kampion i Anglisë

Çelsi i Antonio Kontes që sonte mund të shpallet kampion i Premier Ligës angleze në futboll. Bluve të Londrës iu nevojiten vetëm 3 pikë në 3 ndeshjen e fundit të kampionatit anglez për të arritur deri trofeu shumë i dëshiruar, ndërsa shansin e parë do ta kenë sonte, ku nga ora 21:00 do të luaj ndaj skuadrës Vest Bromviq Albion.

Nëse të përzgjedhurit e Kontes arrijnë të regjistrojnë fitore, atëherë Çelsi do të ketë 10 pikë diferencë në tabelë ndaj Totenhemit të vendit të dytë, të cilët nuk do kenë asnjë mundësi që të arrijnë kreun deri në fund.

Çelsi kryeson Premier Ligën me 84 pikë, ndërsa Totenhemi ndodhet në vend të dytë me 77 pikë.

Leave a Reply