Mesi lojtar i muajit prill në La Liga

Goleatori i Barcelonës, Lionel Messi është përzgjedhur lojtari më i mirë i muajit prill në La Liga. Argjentinasi këtë çmim e mori pas stërvitjes së sotme në Katalunjë. Mesi shënoi tetë gola në 7 xhirot e zhvilluara në këtë muaj të kampionatit spanjol. Performanca më e mirë e yllit të Barcelonës gjatë muajit prill ishte ajo ndaj Real Madridit në Santiago Bernebe, ku fal tij katalanasit u rikthye në garë për titullin e kampionit në La Liga.

Leave a Reply