Ibra përfundon aventurën te Junajtedi, transferohet në Amerikë!

Aventura e Zlatan Ibrahimoviç te Mançester Junajtedi ka marrë fund. Të paktën kështu pohojnë mediat angleze, sipas të cilave sulmuesi suedez me origjinë boshnjake do të largohet nga “Olld Traford” dhe do të kalojë në kampionatin amerikan, ku do të firmosë për Los Anxheles Galaksi.

Madje sipas të njëjtave burime, Ibra nuk do të presë fundin e sezonit, por skuadrës së tij të re do ti bashkohet menjëherë, edhe përkundër faktit se me “Djajtë e Kuq” ai ka kontratë edhe 4 muaj.

Përveç skuadrës së tij të re, Ibrahimoviç thuhet gjithashtu se po mendon seriozisht rikthimin në Kombëtaren e Suedisë, për të qenë pjesë e saj në Botërorin e këtij viti në Rusi.

Leave a Reply