Messi me një super gol në stërvitje paralajmëron Italinë! (VIDEO)

Nesër në Mançester, Argjentina e Lionel Messit do të sfidojë Italinë në një miqësore luksi që do të jetë e para për trajnerin e “axurrëve”, Luixhi Di Biaxho.

Ekipi i Sampaolit ndërkohë po zhvillon përgatitjet për Kupën e Botës, teksa ylli i tyre, Lionel Mesi ka dhuruar spektakël në stërvitje.

Ai ka ndezur “motorët” në një ndeshje stërvitore, duke shënuar një gol shumë të bukur që po bën xhiron në rrjetet sociale. Një aksion personal i finalizuar me një goditje të fortë me të majtën në hyrje të zonës, ashtu siç din vetëm MESSI.

Leave a Reply