Shaqiri ndryshon skuadër, por jo edhe kampionat!?

Derisa Stouk Siti po lufton për mbijetesë, klubet tjera të Premierligës janë duke monitoruar situatën e futbollistëve të kësaj skuadre për transferimin e tyre në rast se humb luftën për të qenë pjesë e elitës angleze.

Mark Hjuz i cili e transferoi Xherdan Shaqirin nga Interi në vitin 2015, është duke shikuar transferimin e anësorit shqiptar, por tani te Sauthemptoni, pasi së fundmi ka marrë detyrën e menaxherit te ky klub.

“Daily Star” raporton se Hjuz e admiron Shaqirin dhe është i gatshëm t’i ofrojë 15 milionë euro për shërbimet e tij.

Me shtatë gola të realizuar gjatë këtij sezoni, Shaqiri njihet si lojtari që i mungon Sauthemptonit në sulm për shkak të shpejtësisë dhe teknikës që posedon.

Megjithatë për të ndodhur një gjë e tillë, Sauthemptoni fillimisht duhet të sigurojë mbijetesën, Stouk Siti të humb statusin e skuadrës elitare dhe në fund të bind shqiptarin, Xherdan Shaqiri, i cili në Premierligë u transferua gjatë verës së vitit 2015-të nga rradhët e Interit.

Leave a Reply