E konfirmojnë edhe nga Vardari, Felipe më nuk është pjesë e tyre

Lajmi i publikuar që ditë më parë në portalin tonë lidhur me largimin e brazilianit, Huan Felipe nga rradhët e Vardarit, së fundmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi shkupjan. Nga tabori i “kuqezinjëve” shkupjan përmes faqes së tyre zyrtare njoftuan se me marrëveshje të dyanshme kanë prishur kontratën me brazilianin, i cili pak kohë më parë kishte vazhduar kontratën e tij me Vardarin deri në vitin 2020.

Ndryshe Huan Felipe te Vardari erdhi verën e vitit 2015-të nga rradhët e CSKA Sofjes, teksa brenda periudhës së qëndrimit të tij me fanellën e Vardarit zhvilloi 112 ndeshje, duke realizuar 28 gola. Ai gjatë këtij edicioni zhvilloi gjithsej 35 ndeshje, përfshirë këtu edhe 4 ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve, dy ndeshjeve të “play-off” të Liga Europa si dhe 6 ndeshjet në grupe të Liga Europa, ku do të mbahet mend edhe si golashënuesi i parë i Vardarit në një kompeticion të rëndësishëm europian.

Leave a Reply