Huan Felipe në mes të sezonit i thotë lamtumirë Vardarit!

Një ndër futbollistët më të mirë të huaj që ka luajtur në kampionatin tonë futbollistik, Huan Felipe, pritet ti thotë lamtumirë skuadrës së Vardarit, pjesë e së cilës ishte që nga vera e vitit 2015-të.

Emri i tij tashmë një kohë më të gjatë lidhej me një largim të mundshëm nga rradhët e skuadrës kampione të Maqedonisë, drejtuesit e së cilës shpresonin që të përfitonin nga transferimi i tij eventual, megjithatë informacionet e fundit lidhur me kampin “kuq e zi”, flasin se ai nga Vardari do të largohet si futbollistë i lirë.

Nëse realisht ndodhë një gjë e tillë, do të jetë ky një dështim i rradhës i drejtuesve të skuadrës me më shumë trofe në vendin tonë, të cilët më parë duke mos përfituar asnjë qindarkë humbën shërbimet e futbollistëve cilësor si  Demiri, Musliu, Petkovski, Liçina, ndërsa gjithashtu në të njëjtën mënyrë do të humbasin edhe Velkovskin, Stojçevskin, armenin Hamburxhumian, një treshe kjo që aktualisht po stërvitet me ekipin e të rinjëve si pasojë e ndëshkimit, ndërsa mendohet se shumë shpejtë lamtumirën Vardarit do ti jap edhe armeni tjetër, Tigran Barsegian, si dhe serbi Vanja Markoviç.

Kësisoj Vardari përveç humbjes së dy titujve në garë me Shkëndijën, po humbas edhe futbollistë mjaft cilësor, pa të cilët me siguri se “kuqezinjtë” nga Shkupi do të jenë ajo skuadër që ishin vitet e fundit, kur thjesht dominonin futbollin vendor.

Jo rastësisht thuhet se çdo fillim ka edhe fundin e saj, ndërsa si duket edhe pse jo zyrtarisht, po i vie fundi edhe Vardarit të Samsosnenkos.

Leave a Reply