Kutrone afër rinovimit me Milanin, do të fitojë 3 mln euro në sezon!

Shpërthimi i Patrick Cutrones me Milanin, ka bërë që kuqezinjtë të vihen në lëvizje për ta ‘blinduar’ atë. Drejtuesit e Milanit kanë gati ofertën për zgjatjen e kontratës së 20-vjeçarit, deri në vitin 2023, pasi aktualja skadon në 2021-shin.

Krahas kohëzgjatjes, ajo që ka më shumë rëndësi në kontratën e re, është përmirësimi i ndjeshëm i pagesës së sulmuesit, që pritet të shkojë deri në 3 milionë euro në sezon.

Palët janë të kënaqura nga negociatat dhe nuk përjashtohet mundësia që rinovimi të zyrtarizohet menjëherë pasi Cutrone të rikthehet në Milano, pas grumbullimit në kombëtare.

Leave a Reply