Gjesti i madh djemve “kuqezi”, surprizojnë djaloshin me aftësi të kufizuara

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, i dhanë emocione të mëdha një djaloshi me aftësi të kufizuara, përpara nisjes së seancës stërvitore pasditen e sotme. Djaloshi me aftësi të kufizuara, u fut në fushën e stërvitjes me karrigen me rrota, ku ndenji për pak çaste me yjet e Shqipërisë, dhe pozoi në një foto me të gjithë grupin e futbollistëve.

Një gjest ky për t’u vlerësuar nga futbollistët e Kombëtares shqiptare, që përveç anës sportive, janë të ndjeshëm edhe ndaj rasteve të tilla.

Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e trajnerit Kristian Panuçi po vijojnë përgatitjet për ndeshjen miqësore të 26 marsit kundër Norvegjisë në “Elbasan Arena”.

Leave a Reply