Ozil qetëson gjermanët: “Do jem gati për në Botëror”

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka qetësuar tifozët gjerman, duke ju thënë atyre se do të kurohet me kohë pas problemeve në shpinë dhe se do të jetë i gatshëm për të veshur fanellën e Kombëtares gjermane në Botërorin në Rusi, i cili starton me 14 qershor me ndeshjen Rusi-Arabia Saudite.

Ai është larguar nga grupi i futbollistëve të Arsenalit, ashtu që nuk do të luaj deri në fund të sezonit. Sot e përditshmja gjermane “Bild” kishte shkruar se tifozët janë në panik rreth paraqitjes së Ozil në Botëror, mirëpo në fund doli që gjithçka të jetë në rregull, pasi ka qenë vetë Ozil që përmes rrjeteve sociale u ka premtuar atyre se do të jetë i gatshëm për ndeshjet finale të Botërorit.

“Më duhet pushim për një periudhë, mirëpo jam i sigurtë se do të jem plotësisht gati për në Botëror” – kishte shkruar Ozil, duke mos harruar njëkohësisht të falënderojë edhe trajnerin e Arsenalit, i cili gjatë ditës së djeshme u përshëndet me tifozët e Arsenalit në “Emirates”.

Gjermania bënë pjesë në grupin “F” së bashku edhe me Suedinë, Meksikën dhe Korenë e Jugut, ndërsa ndeshjen e saj të parë në kuadër të KB “Rusi 2018” do ta zhvillojë me 17 qershor kundër Meksikës.

Leave a Reply