Policia e Shqipërisë në hetim për dhunën ndaj arbitrit në ndeshjen Flamurtari-Vllaznia

Inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tiranës kanë zbarkuar në Vlorë për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së dielës, ku arbitrat e takimit Flamurtari-Vllaznia janë dhunuar fizikisht në ambientet e stadiumit.

Menjëherë pas ngjarjes, arbitri anësor, Tartari ka bërë kallëzim penal ndaj personave që kanë ushtruar dhunë ndaj tij, të cilët shoqëroheshin me administratorin e klubit Flamurtari, Sinan Idrizi. Mesditën e së hënës përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë mbërritur në ambientet e stadiumit, për një analizë të mëtejshme të ngjarjes.

Ende nuk ka një raport të plotë të policisë rreth ngjarjes që ndodhi pas ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, ndërsa kallëzimi i bërë nga arbitri anësor, Tartari është për goditje për shkak të detyrës.

Leave a Reply