Osmani: Nuk mendojmë për rekorde, përgatitemi për lojë të mirë! (VIDEO)  

Shkëndija e Tetovës fitoi me stil kampioni transfertën me Sileksin të zhvilluar në Kratovë gjatë fundjavës në kuadër të xhiros së 33-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Loja e mirë në fushë, perla e Ferha Hasanit, plus rekord sa i përket golave të shënuar, plotë 91-të gjithsej deri më tani në këtë sezon të LPFM-së, “kuqezinjët” po thejnë çdo barrierë të mundshme në futbollin vendor. Numri një i stafit teknik të Shkëndijës, Qatip Osmani është i kënaqur sa i përket këtyre të arriturave të skuadrës së tij, mirëpo thotë që nuk janë të fokusuar të bëjnë rekorde, pasi po përgatiten të mbajnë nivelin e duhur për ndeshjet evropiane.

“Ta them të vërteten nuk mendojmë për ndonjë rekord me pikë ose me gola. Por thjeshtë përgatitemi për të luajtur lojën më të mirë edhe në të ardhmen do të jetë kështu. Ajo është statistikë, çfarë do që të ndodhë do të ndodhë, por qëllimi është që Shkëndija të luajë sa më mirë, të shënojë sa më shumë gola dhe sigurisht me këto që i ceka fitohet ndeshja”, ka thënë trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.

Leave a Reply