Edhe dy largime të reja nga rradhët e Bellasicës

Skuadrës së Bellasicës nuk i shkruhet mirë në pjesën e dytë të sezonit në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Përveç faktit se kjo skuadër stinorin vjeshtorë e mbylli vetëm në pozitën e fundit, nga kjo skuadër tashmë janë larguar plotë 6 futbollistë, përfshirë këtu edhe dy të fundit, Irfan Vusljanin dhe Tome Janev. Më parë nga kjo skuadër ishin larguar edhe portieri Pashovski, si dhe futbollistët Serafimovski, Ivanovski dhe Tashev.

Ndërkohë emra të rinj deri në këto momente janë vetëm Martin Mirçevski, i cili erdhi nga rradhët e Trepça ’89 dhe Aleksandar Mishov, që u transferua nga skuadra e Akademia Pandev.

Te kjo skuadër ditë më parë u promovua edhe trajneri i ri Rade Cicmiloviq, i cili njëherit u rikthye në klubin e tij amë, me shpresë se në fund së bashku do i’a arrijnë qëllimit që të sigurojnë mbijetesën.

Leave a Reply