Zidane: Të harrojmë çfarë na ka ndodhur, të shfajësojmë veten përmes ‘El Clasicos”

Zinedine Zidane u ka kërkuar lojtarëve të tij të harrojnë se çfarë ka ndodhur në ndeshjet e fundit, dhe të luajnë për fitore në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, “El Clasico”.

Real Madridi në këtë ndeshje vjen pas dy disfatave të njëpasnjëshme, nga Kadiz në La Liga dhe Shakhtar në Ligën e Kampionëve.

“Duhet të harrojmë çfarë ka ndodhur. Ne kemi ‘El Clasicon’ për të shfajësuar vetveten”.

“Çdo ndeshje ka historinë e saj, ‘El Clasico’ është gjëja më e mirë për futbollin. Unë kam qenë gjithmonë kritik ndaj vetes. Është motor për t’u përmirësuar. Unë gjithmonë do jem pas lojtarëve të mi, deri në vdekje” – është shprehur Zinedin Zidane gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Barcelonës.

Leave a Reply