FC Shkupi – Sileksi hapin javën e 10-të në LPFMV

Me ndeshjen e së shtunës midis FC Shkupit dhe Sileksit starton java e 10-të në elitën e futbollit vendor. Do të jetë kjo ndeshja e parë mes ish kampionëve të vendit, që së bashku peshojnë 6 tituj, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi ndodhet në një seri prej 3 fitoreve të njëpasnjëshme me Umit Karan në krye, ndërsa tek fitoret është rikthyer edhe Sileksi, skuadër kjo që ishte në një seri negative prej 4 ndeshjeve kampionale pa fitore.

E gjithë kjo paralajmëron një ndeshje me shumë paqartësi, por njëkohësisht edhe një futboll të bukur me dy nga skuadrat më efikase të këtij sezoni.

NDESHJET TJERA – Një ndeshje e tillë, me shumë paqartësi dhe shumë luftë pritet të jetë edhe ajo në arenën “Todor Proeski” midis Vardarit dhe Renovës. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave gjithnjë kanë qenë shumë të luftuara, ndërsa e tillë pritet të jetë edhe ndeshja e së dielës, duke pasur parasysh se pikët janë shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat.

Shkëndija në një përballje tjetër ‘tetovaro-shkupjane’ do të përballet me Rabotniçkin, Makedonija GJP do të jetë nikoqir i Akademia Pandev, derisa Bellasica pas fitores në kuadër të Kupës ndaj Bregallnicës, shpreson që një gjë të tillë të bëjë edhe në kampionat në ndeshjen me Borecin.

Ndeshja e fundit e kësaj jave, është ajo midis Pelisterit dhe Struga Trim Lumit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Manastir. Këto dy skuadra për herë të parë do të zhvillojnë një ndeshje mes vete si pjesë e elitës.

LPFMV – Java X

FC Shkupi 24.10 (14:30h) Sileksi
Shkëndija 25.10 (14:30h) Rabotniçki
Renova 25.10 (14:30h) Vardari
Pelisteri 25.10 (14:30h) Struga T&L
Makedonija Gj.P 25.10 (14:30h) Ak.Pandev
Bellasica 25.10 (14:30h) Boreci

Leave a Reply