Shkupi fiton titullin e parë kampion në futsal (FOTO)

Skuadra e Shkupit ka fituar titullin e parë kampion në futsal. Ndeshja e fundit e kampionatit të futbollit në sallë që u zhvillua sonte në palestrën “Enver Idrizi” në Çair ndërmjet Shkupit dhe Velesit u mbyll me barazim 3:3, i cili rezultat ishte në favor të shkupjanëve që iu siguronte titullin e Kampionit për heë të parë në historikun e tyre.

Shkupi e mbylli kampionatin në vendin e parë me 68 pikë të tubuara, duke lënë Velesin kështu në vend të dytë me 65 pikë.

Ndryshe golat për Shkupin në këtë ndeshje u realizuan nga Alili dhe dy nga Dalip, ndërsa për Velesin shënuan Rangatov, Todorovski dhe Levevski. /“InfOSport.mk”

Leave a Reply