Akademia Pandev ndeshjet kontrolluese i nisi me ‘manita’

Akademia Pandev e ka nisur me stil vitin 2019-të, pasi në testin e parë me rezultatin 5:0 mundi skuadrën bullgare të Bellasica Petriç, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra e trajnerit Jugosllav Trençovski ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë në këtë përballje, duke mos i dhënë fare hapësirë kundërshtarit për ti rrezikuar, ndërsa në saje të një loje të tillë shumë mirë të organizuar, ata pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 3:0.

Ky rezultat i dha një komoditet trajnerit të Akademia Pandev, i cili gjatë pjesës së dytë iu dha mundësinë që të gjithë futbollistëve që kishte në bankinë.

Ndryshe kapiteni Doriev realizoi dy gola në këtë ndeshje, ndërsa nga një gol realizuan Velinov, Krstovski dhe Donov.

Ndeshjen e rradhës miqësore skuadra e Akademia Pandev do ta zhvillojë sërish kundër një skuadre bullgare, Strumska Sllava, që më pas ka fundi i javës së ardhshme të udhëtojnë drejtë Antalias, ku do të zhvillojnë edhe fazën e dytë të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, të cilin skuadra nga Strumica do ta nis nga pozita e tretë.

Leave a Reply