Formacionet e mundshme, Barcelona-Totenham

Sot në orën 21:00 Barcelona në kuadër të grupit B në ‘Kamp Nou’ do të mirëpret Totenhamin në ndeshjen vendimtare për fatet e kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, gjë kjo që vlen vetëm për skuadrën angleze, pasi skuadra ‘katalunase’ që xhiron e kaluar kishte siguruar pozitën e parë në grup dhe kualifikimin për në fazën e eliminimit.

Mirëpo pavarësisht kësaj, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka premtuar se skuadra e tij do të futet në fushë vetëm për fitore, edhe pse me shumë gjasa sonte do të paraqitet pa yjet kryesore të skuadrës, si Lionel Messi dhe Luis Suarez, që do ju lënë vendin ‘yjeve’ të tjerë të skuadrës.

Mediat spanjolle kanë publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave, të cilat mund ti shihni më poshtë:

FORMACIONET E MUNDSHME
BARCELONA: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Arthur, Busquets, Coutinho; Dembele, El Haddadi, Denis Suarez.
TOTTENHAM: Lloris; Ëalker-Peters, Alderëeireld, Vertonghen, Rose; Dier, Ëinks; Eriksen, Alli, Son; Kane.

Leave a Reply