Largime edhe te Bellasica!

Viktor Serafimovski më nuk do të jetë pjesë e Bellasicës. Ish futbollisti i Vardarit ka vendosur të ndahet me skuadrën nga Strumica, pjesë e së cilës ishte vetëm për 6 muaj.

Ai Bellasicës iu bashkua korrikun e këtij viti, kur erdhi nga rradhët e Makedonija GJ.P., ndërsa gjatë karrierës së tij përveç me Vardarin, te e cila skuadër edhe kishte filluar karrierën, gjithashtu kishte luajtur edhe me dy skuadrat shkupjane, si Lubanci dhe EuroMilku.

Mesfushori difenziv me Bellasicën gjatë stinorit vjeshtor kishte luajtur në 14 ndeshje (10 ndeshje si titullarë, 4 si zëvendësues).

Leave a Reply