Murinjo apo Simeone te Interi? Ja kë zgjedh ish presidenti Morati

Shkarkimi i Murinjos nga rradhët e Mançester Junajtedit nuk ka bërë vetëm tifozët e Interit të ëndërrojnë një rikthimit të portugezit në ‘Xhuzepe Meaca’, pasi një gjë të tillë e dëshiron edhe ish presidenti ‘zikaltër’, Masimo Morati, nën udhëheqjen e të cilit Interi gjatë sezonit 2009-2010 ishte bërë skuadra e parë italiane që kishte fituar të gjitha trofetë.

Dhe një gjë e tillë kishte ndodhur pikërisht edhe me Murinjon në krye, ndërsa këtë gjë si duket nuk mund ta harrojë askush nga tabori i Interit. Mirëpo kjo është thjeshtë një dëshirë, apo ëndërr, pasi Interi vazhdon të drejtohet nga Luçiano Spalleti.

“Shpresa për Vitin e Ri është që të bëjmë më mirë, të rikthehemi në Ligën e Kampionëve, mirëpo duke mos i lënë pas dore dhe dy kompeticionet e tjera ku marrim pjesë”, – theksoi Morati.

“Eksperienca e Marotës mund të na ndihmojë shumë, sidomos presidentin Zhang. Ai do t’i ofrojë një mbështetje shumë të rëndësishme. Një rikthim i Murinjos? Po, e dua shumë. Gjithsesi, do t’i japim kohë Spaletit që të provojë vlerat e tij. Simeone? E dua shumë dhe atë, por Murinjo është special”, – ka përfunduar Morati.

Leave a Reply