Emery vjen me një ultimatim për Mesut Ozil

Momente jo të mira për Mesut Ozil te Arsenali. Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, trajneri i Arsenalit, Unaj Emery, po e humb besimin te futbollisti turk me pasaportë gjermane.

Mesut Ozil.i cili rinovoi kohët e fundit me klubin nga “Emirates” për një pagë prej 20 milionë euro në sezon, deri në vitin 2021, nuk po bën pjesë rregullisht në planet e trajnerit spanjoll.

Këto burime pohojnë se trajneri nuk e pëlqen shumë qëndrimin e Ozil dhe duke pasur parasysh situatën ekonomike të klubit, do ta merrnin në konsideratë largimin e tij. Pagesa e pagës së tij shumë të shtrenjtë, duke mos qenë rregullisht futbollistë i formacionit të parë, është një barrë e madhe për ‘Topçinjtë’ e Londrës, të cilët edhe pse nuk kanë ndonjë ofertë joshëse në adresë të futbollistit të tyre, seriozisht po mendojnë shitjen e tij.

Sigurisht, vetë Ozil do të dëshironte që të interesuarit t’i paguanin të njëjtën pagë si në Londër, diçka që pak klube mund ta përballonin.

Spekulohet se Interi mund të jetë i interesuar, edhe pse asgjë nuk është zyrtarizuar. Ozil gjatë këtij sezoni ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy asiste në 14 ndeshje zyrtare me Arsenalin, 11 prej të cilave në Premierligë dhe 3 në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply