Lampard te Derbi Kaunti merr ish shokun e skuadrës Eshli Koul

Ish reprezentuesi anglez, Eshli Koull do të ndihmojë Frank Lampardin te skuadra e Derbi Kauntit. Mbrojtësi i krahut të majtë tetorin e vitit të kaluar ishte larguar nga LA Galaksi, ndërsa pas disa muajve pushim, ai tashmë vendosi që karrierën e tij ta vazhdojë te Derbi Kaunti, që udhëhiqet nga ish shoku i tij i skuadrës te Çelzi dhe te Kombëtarja angleze, Frank Lampard.

‘Gëzohem që Eshli do të luaj me ne deri në fund të sezonit. Bëhet fjalë për një super futbollistë të krahut të majtë i cili besojmë do sjellë një frymë shumë të mirë edhe në dhomat e xhveshjes. Nuk dyshoj aspak që ai do e ndihmojë skuadrën tonë’ – u shprej trajneri Frank Lampard për faqen zyrtare të klubit.

Leave a Reply