Motra e Emiliano Sala me lotë një sy kërkon që mos të ndërpriten kërkimet për të vëllain (VIDEO)

Motra e futbollistit argjentinas, Emiliano Sala, sulmuesit që u zhduk me avionin me të cilin po udhëtonte drejt Uellsit, doli sot me një video-mesazh, ku bëri thirrje për të mos ndërprerë kërkimet.

Romina Sala iu drejtua njerëzve në të gjithë botën, duke u kërkuar që të mbështesin atë, për të shtyrë autoritetet që të mos ndërpresin kërkimet për gjetjen e vëllait të saj.

“Unë jam Romina Sala, motra e Emilianos. Dua t’u kërkoj që të më ndihmoni me një tëeet, një status apo një foto, ku të kërkoni vijimin e kërkimeve. Ne duhet ta gjejmë, ndaj na jepni forcë ju lutem. Ai është i gjallë, ndaj na ndihmoni ta gjejmë”, – tha Romina Sala në video-mesazh.

Sulmuesi 28-vjeçar nga Argjentina Emiliano Sala, ishte pjesë e skuadrës franceze të Nant deri para pak ditësh, ndërsa u nis drejt Uellsit, për t’iu bashkuar skuadrës së Premierligës, Kardif, skuadër që kishte paguar për kartonin e tij, por u zhduk bashkë me avionin që po udhëtonte.

Autoritetet kërkuan për dy ditë në kanalin e La Manshit, por pa rezultat, ndërsa gjatë paradites së sotme njoftuan edhe ndërprerjen e kërkimeve të mëtejshme.

 

Leave a Reply