Gomis me festën e tij frikëson djaloshin që mblidhte topat  

Ish sulmuesi i Galatasarajit, Bafétimbi Gomis, i cili për momentin luan në kampionatin arab me skuadrën e Al-Hilal, ka frikësuar keq djaloshin që mbledh topat pranë vijave kufizuese të fushës së futbollit, me mënyrën e çmendur si e festoi golin.

Gomis shënoi golin e parë në fitoren 2:0 të skuadrës së tij në transfertën kundër Al Itihad, ndërsa festës së tij iu frikësua shumë djaloshi i vogël që mblidhte topat, ndërsa më së miri flet edhe vetë fotoja.

Ndryshe përveç Gomis në këtë ndeshje një gol tjetër kishte realizuar edhe Al Dausari, ndërsa falë kësaj fitore, Al Hilal vazhdon të kryesojë renditjen tabelare me 52 pikë, 9 më shumë se skuadra e dytë në tabelë, Al Nasr Riyadh, që ndeshjen e saj të javës së 21-të do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme kundër Al Feiha. Po nesër ndeshjen e saj do ta zhvillojë edhe skuadra e Ferhan Hasanit, Al Raed, që në terren vendas do të mirëpret Al-Faysaly.

Ndryshe goli i shënuar në minutën e 67-të ndaj Al Itihad për Bafetimbi Gomis ishte i 17-ti sezonal, duke kryesuar njëherit edhe listën e golashënuesve para sulmuesit kamerunas në Al Tavon, Leandre Tawamba.

Leave a Reply