Gobleni mund Bregallnicën në Shtip

Skuadra debutuese në Ligën e Dytë – Perëndim, Gobleni gjatë ditës së sotme ka zhvilluar ndeshjen e rradhës kontrolluese, në prag të stinorit pranveror, ku shpresojnë që në fund t’ia arrijnë qëllimit për të mbijetuar në këtë rang garash, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kumanovare u përballë me Bregallnicën, një ndër skuadrat pretendente në Ligën e Dytë – Lindje për tu inkuadruar në mesin e më të mirëve. Ndeshja mes tyre u zhvillua në Shtip, ndërsa në fund fitores iu gëzua skuadra e Goblenit, që falë golit të Hasan Bilalit drejt Kumanovës udhëtoi me fitore minimale 1:0.

Ndërkohë në mes javë kjo skuadër zhvilloi edhe një miqësore luksi me Shkëndijën e Tetovës, gjegjësisht me futbollistët e formacionit të dytë, por edhe futbollistëve që nuk kishin zhvilluar minuta fare, apo ishin inkuadruar për pak minuta në ndeshjen me Vardarin, siç ishin edhe Stenio Zhunior dhe Gledi Mici, me këtë të fundit që shënoi golin e vetëm nga pika e bardhë për “kuqezinjtë” nga Tetova, që në fund e mbyllën ndeshjen me fitore minimale 1:0.

Leave a Reply