Felaini e nis me gol aventurën kineze (VIDEO)

Marouane Fellaini e ka nisur më së miri aventurën e tij në kampionatin kinez, teksa shënoi golin e tij të parë që në debutim me skuadrën e Shandong Luneng, aty ku aktivizohet edhe sulmuesi italian, Graziano Pelle.

Shandong arriti të marrë tre pikë me vlerë në javën e parë të kampionatin kundër skuadrës së Beijing Renhe. Ishte pikërisht mesfushori belg që shënoi golin e vetëm të kësaj ndeshje. Fellaini u gjend i lirë brenda zone dhe mori një top aksidental që e çoi në rrjetë me të majtën e tij.

31-vjeçari u largua në merkaton e janarit drejt Kinës, pas 6 sezonesh me Manchester United në Angli, kartoni i tij u ble për 12 milionë euro.

 

Leave a Reply