Ramos flet për zënkën me Messin! (VIDEO)

Barcelona fitoi edhe klasiken e dytë brenda kësaj jave, fal golit të shënuar nga Ivan Rakitiç, ndërsa kjo “El Clasico” nuk mundi ti ik një përplasjeje’ Lionel Messi – Serhio Ramos.

Në fund të pjesës së parë, ishte një ndërhyrje e Serhio Ramos në Lionel Messin, e cila u vlerësua si e qëllimshme nga argjentinasi, dhe bëri që situata të nxehet.

Por, ishte mbrojtësi spanjoll ai i cili pas ndeshjes sqaroi gjithçka, duke treguar një lloj respekti për 10-shin e Barcelonës.

“Ishte një veprim normal. Nuk kishte ndonjë qëllim të keq. Ai e kuptoi gabim, por gjithçka mbetet në fushën e blertë”– ka thënë Ramos për ‘Movistar+’.

Ka pasur shumë raste kur Serhio Ramos është ndëshkuar me karton të kuq, pikërisht pas ndërhyrjeve në argjentinasin Messi në ndeshjet më herët mes dy gjugandëve të futbollit spanjoll.

Leave a Reply