Kampionët me aplikacion për “iPhone” (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës ndjek trendet evropiane. Diçka që kanë klubet e mëdha, tashmë vjen edhe në vendin tonë me Shkëndijën që bëhet edhe me aplikacion zyrtar që është dispozicion për “iPhone”, ndërsa së shpejti do të jetë edhe për Android.

Për të gjithë tifozët dhe të gjithë tjerët që e duan klubin kuqezi, në aplikacionin e KF Shkëndija do të informohen në kohë për të gjitha rrjedhat e skuadrës tetovare, duke përfshirë paralajmërimet në kohë reale të ndryshimit të rezultatit gjatë ndeshjeve, lajmet e fundit, intervistat, pamje filmike nga stërvitjet e ndeshjet, ndodhi interesante brenda skuadrës, paralajmërimet e asaj që pason dhe gjithë informacionet tjera.

Shkarkoni nga App Store

Në Shkëndija App do të gjeni:

– Njoftim Live në kohë reale me ndryshimin e rezultatit në ndeshjet tona

– Ndeshjet më të rëndësishme

– Galeritë me fotografi nga çdo lojë

– Highlights me momentet më interesante nga çdo ndeshje

– Lajmet, tabelat dhe ndeshjet e fundit

– Njoftime e lajme, rezultatet në pauzë dhe në fund të ndeshjeve

– Intervista ekskluzive me trajnerin dhe lojtarët

Leave a Reply