Ismaili pret 3 pikë të reja për Pelisterin

Pelisteri stinorin pranveror e nisi me një fitore ndaj Vëllazërimit në shtëpi, për të vijuar barazimi në transfertë ndaj Gostivarit, ndërsa sipas futbollistit shqiptarë të skuadrës nga Manastiri, Ysni Ismaili, tashmë rradha është për një fitore tjetër, pavarëisht se përballë kanë një kundërshtarë të fuqishëm, si Labunishti që mban vendin e dytë në renditje në Konferencën e Perëndimit.

“Edhe nga kjo ndeshje presim 3 pikë, që janë shumë të rëndësishme për të vazhduar më tutje. Jemi të kompletuar për këtë ndeshje, ashtu që shpresojmë të rikthehemi te fitorja dhe të vazhdojmë serinë  e ndeshjeve pa humbje në stinorin pranveror” – tha Ysni Ismaili.

Ndeshja ndërmjet Pelisterit dhe Labunishtit do të zhvillohet në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir me fillim në ora 14:30, ndërsa bylbyl kryesor do të jetë Marjan Gocevski nga Strumica.

Leave a Reply