Xhaka: Nëse luajm sikur sonte, mund ta arrijmë Europianin

Taulant Xhaka u shfaq i lumtur dhe i lehtësuar pas fitores së sotme ndaj Andorrës. Mesfushori i Kombëtares sonë, foli pas ndeshjes për “Supersport” dhe “RTSH”, ku ai u shpreh:

“Ishte shumë e rëndësishme kjo fitore. E dinim që ka për të qenë një lojë e vështirë. Fusha nuk ishte e duhura, Andorra luajti shumë në mbrojtje. Ne u munduam të luanim futboll dhe të merrnim këtë rezultat pozitiv.

Ka qenë shumë e vështirë humbja me Turqinë, edhe këto ditë që kaluan i kemi kaluar me shumë vështirësi. Mezi prisnim ndeshjen kundër Andorrës dhe tani që fituam, jemi më të qetë. Nëse luajmë grup siç kemi luajtur sot, mund të arrijmë Europianin”.

Leave a Reply