Goli i jashtëzakonshëm? Messi: E kërkoja atë cep të portës dhe i’a arrita

Dopietë, goli i dytë spektakolar që i jep Barcelonës një qetësi të madhe për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Angli, ndaj Liverpoolit.

Leo Messi ishte padyshim njeriu i mbrëmjes te skuadra “katalunase”, ndërsa i njëjti pas ndeshjes për mediat deklaroi:

AVANTAZH I SIGURT

“Rasti i fundit i Dembele ishte shumë i pastër, katër gola do kishin qenë shumë më mirë se tre, por rezultati është i mirë. E dimë që asgjë nuk është mbyllur. “Enfilld Roud” është një fushë e vështirë, ata ushtrojnë presion, por jemi të lumtur me këtë ndeshje”.

LIVERPULLI
“U futëm në lojën e tyre me shumë ritëm dhe shumë fizikë. Nuk jemi mësuar të mos e kemi topin dhe kjo na kushtoi pak”.

PA PËSUAR

“E rëndësishme është që nuk na shënuan. Në pjesën e parë ne ishim superiorë, ndërsa në të dytën ata ushtruan presion, por nuk patën shumë shanse. E qartë që ata po luftonin për të shënuar një gol, por ky avantazh na jep qetësi”.

GOLI I JASHTËZAKONSHËM

“Ishte spektakolar, e kërkova atë cep dhe isha me fat që e arrita”.

VËRSHËLLIMAT PËR KUTINJON

“Jemi në momente kritike, dhe duhet të jemi më të bashkuar se kurrë. Siç e kemi thënë në fillim të vitit. Nuk është momenti për të kritikuar dikë. Duhet të jemi të gjithë bashkë për këto ndeshje finale që na kanë mbetur. Është diçka e shëmtuar që të sillemi kështu me Kutinjon.

Leave a Reply