Bombë nga Turqia, Galatasaraji blen një kampion Bote nga Roma!

Një lajm bombë na vjen nga Turqia, teksa mediat e atjeshme raportojnë se skuadra kampione e Galatasarajit në sezonin e ri në rradhët e veta do të ketë kampionin e Botës me Francën, Stiven Nzonzi.

Ky i fundit te Galatasaraji vjen në formë huazimi nga skuadra e njohur italiane e Romës për shifrën e 500 mijë eurove, ndërsa turqit kanë ruajtur të drejtën që ta zgjasin huazimin edhe për një sezon të tjetër, gjithnjë nëse një gjë të tillë do të kërkonte imperatori, Fatih Terim.

Gjithashtu skuadra e Galatasarajit thuhet se ka ruajtur edhe të drejtën e blerjes së kartonit të mesfushorit francez për shumën e 16 milionë eurove në fund të sezonit të parë, ose për 13 milionë euro në fund të sezonit të dytë, në varësi të kohës kur do ta ushtrojë këtë favor.

Stiven Nzonzi u aktivizua për plot 30 ndeshje me Romën edicionin që lamë pas, mirëpo duke mos arritur të shënojë ndonjë gol.

Leave a Reply