Tre yje të Interit në radarin e Barcelonës!

Tre yje të Interit kanë përfunduar në radarin e kampionëve të Spanjës, Barcelonës. Skuadra italiane sonte do të jetë mysafire e Barcelonës në “Kamp Nou” në kuadër të xhiros së dytë të grupit “F” të Ligës së Kampionëve.

Në këtë takim, thuhet se Barcelona  do të ketë skautë të saj, për të ndjekur disa futbollistë të Interit.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, kampionët e Spanjës kanë shprehur interes për futbollistët si, Stefano Sensi, Milan Skriniar dhe Lautaro Martinez, të cilët mendojnë ti transferojnë gjatë merkatos së janarit.

Sidoqoftë, trajneri i Interit, Antonio Conte ka të ngjarë të kundërshtojë çdo largim të mundshëm pasi skuadra e tij synon të mposht Juventusin në garën për titullin e kampionit në “Serie A”.

Leave a Reply