Jurina: Unë jam i lumtur që tifozët “Shvercerat” janë të kënaqur me mua (VIDEO)

FC Shkupi një kohë të gjatë nuk kishte një të tillë në radhët e veta, i mungonte moti kohë njeriu gol, sulmues tipik që pranë portës çdo herë ja del dhe finalizon. Por këtë verë në Çair u zyrtarizua ai i duhuri, ai që kërkohej për të tundur rrjetat kundërshtare dhe deri tani është dëshmuar. Marin Jurina është bërë emri më dashur nga publiku shkupjan dhe futbollisti i momentit në elitën e futbollit vendor. I ardhur në formë huazimi nga Çeliku i Bosnjës te Shkupi dhe pa u kryer ende gjysmësezoni i parë, ai ka gjetur plot 11-të herë golin, ku 7 herë ka shënuar në kampionat nga 11 ndeshje të zhvilluara, 3 në Kupë dhe 1 në Liga Europa kundër Pjunikut.

“Po sigurisht është diçka e veçant kur shënon 11 gola për skuadrën tënde. Çdo gol më jep edhe më shumë motiv për punuar dhe të rritem edhe më shumë dhe unë mendojë që mos të ndalem në këto 11 gola, por të vazhdojë me këtë rritëm dhe të shënojë ende gola deri në fund të sezonit”, shprehet Marin Jurina për televizionin Shenja. 

Jurina ishte vendimtar në shumë ndeshje, por nga 7 golat e realizuar në kampionat, futbollisti boshnjak i veçon finalizimet ndaj Shkëndijës.

“Për mua si sulmues nuk ka rëndësi se çfarë goli shënojë. E rëndësishme është që të shënojë gol. Por nëse më mbetet detyrimisht mua të vendos, golat ndaj Shkëndijës ishin më të veçant nga këto që kam shënuar”, ka thënë Jurina.

Për një kohë të shkurtë, Jurina është bërë futbollisti më i dashur tek tifozeria e Çairit. Tashmë shpresën për të shënuar gol Shkupi e shohin vetëm tek ai.

“Unë jam i lumtur që tifozët janë të kënaqur me lojën time. Shpresojë të vazhdojë kështu të luajë edhe në të ardhmen dhe nëse kemi shëndet të shënojë edhe gola. Unë asnjëherë nuk premtojë që do të shënojë gol. Unë gjithmonë dua të jap maksimumin nga vetja ime, të jap më mirën në fushë, të marrim rezultatin më të mira për ekipin, ndërsa aspektin personal çdo herë e kam në rend të dytë”, deklaroi mes tjerash sulmuesi i Shkupit.

Intervista e plotë e Marin Jurinës:

Java Sportive – Marin Jurina

Shënon në kampionat, shënon në Kupë, por edhe në Europë. Më në fund si duket Shkupi ka gjetur njeriun gol dhe ai është Marin Jurina. Sulmuesi boshnjak është futbollisti i momentit jo vetëm te skuadra e Çairit, por edhe në elite e futbollit vendor. Në një intervistë ekskluzive për televizionin tonë, Jurina flet për shumë gjëra, golat te Shkupi, tifozeria, ambienti dhe pretendimet e skuadrës bardheblu deri në fund të sezonit.

Публикувахте от Sportmania в Петък, 1 ноември 2019 г.

Leave a Reply