Gazetarët e pyesin për transferimin e Mbapes te Reali, ja përgjigja e Zidane

Real Madrid ka kohë që është i interesuar për transferimin e sulmuesit francez, Kylina Mbape. Është pikërisht trajneri Zinedine Zidane ai i cili e pëlqen shumë francezin dhe e dëshiron në “Santiago Bernabeu”.

Në një konferecë për media para ndeshjes të së martës me Realit dhe PSZH-së, Zidane ka folur edhe për mundësinë e transferimit të Mbapes te Reali i Madridit.

Zidane tha se ka kohë që është duke ndjekur Mbappen.

“Unë e kam ndjekur prej disa kohësh dhe e dua shumë atë. Ai është një lojtar i pabesueshëm, por nesër ai do të jetë vetëm rival për mua …”, – ka thënë Zidane duke mos e feshur dëshirën për ta pasur në skuadër.

Mediat në Spanjë se fundmi kanë raporutar se Reali është i gatshmë të paguaj miliona euro për ta sjell në “Santiago Bernabeu” një ndër sulmuesit e rinj më të mirë aktualisht në futbollin europian.

Leave a Reply