E paparë, trajneri serb Mihajlloviç kapet me lojtarin e tij

Tekniku serb i Bolonjas, Sinisha Mihajloviç, nuk nguron të nxjerrë nervat në fushë madje dhe me lojtarët e tij.

Në sfidën e sotme ku “kuqeblutë” fituan ndaj Leçes me shifrat 2:3, Mihajlloviç është kapur dhe acaruar me futbollistin e tij Gary Medel.

Kiliani u përplas me futbollistin kundërshtar Taktidis, ndërsa duke parë acarimin mes tyre, Mihajloviç ndërhyri për të qetësuar lojtarin e tij.

Por, konflikti tashmë vazhdoi mes tyre tashmë, ndërsa fotot e mediave italiane kanë fiksuar momentet kur 50-vjeçari nervozohet me kilianin, ndoshta për shkak se ky i fundit nuk i vuri veshin fjalëve të trajnerit të tij.

Leave a Reply