Tetovari Ethemi kompleton 100-të ndeshje zyrtare me Kukësin

Sot në takimin e fundit të Superligës së Shqipërisë për gjysmësezonin vjeshtor ndaj Skenderbeut, Valon Ethemi ka kompletuar 100-të ndeshje zyrtare me Kukësin. I transferuar 3 vite më parë në Shqipëri te Kukësi, Ethemi ka zhvilluar 78 ndeshje në Superligën shqiptare, 16-të paraqitje ka regjistruar në Kupën e Shqipërisë dhe 6 tjera në Kupat e Europës.

Këtë vit Ethemi është një ndër futbollistët kryesor të ekipit kukësian dhe bartës të lojës dhe në shumicën e ndeshjeve është edhe kapiten i skuadrës.

Tetovari me Kukësin në ndeshjen e fundit të këtij viti ndaj Skenderbeut nuk shkuan më shumë se një barazim 1:1. /InfOSport.mk

Leave a Reply