Fenerbahçe vendosi për të ardhmen e Vedat Muriqit!

Vedat Muriqi nuk do të lëviz nga Fenerbahçe në afatin kalimtar të janarit. Një gjë të tillë ka konfirmuar numri një i skuadrës turke, Ali Koç, i cili ka hequr të gjitha dilemat pas deklaratës së tij dhënë mediave turke.

“Kemi pasur një takim privat me Vedat Muriqin dhe lojtari nuk është në agjendën e transfereve”, citojnë mediat turke një deklaratë të Ali Koç.

“Ne duam të bëhemi kampion”, ka deklaruar Koç, i cili ka konfirmuar edhe emrat e skuadrave të interesuara për shërbimet e sulmuesit kosovar.

Për Vedat Muriqin interes kishin shfaqur Totenhami dhe Bërnli, drejtuesit e së cilës skuadër kishin dërguar madje edhe ofertat e tyre zyrtare, mirëpo të njëjtat ishin refuzuar nga ana e drejtuesve të Fenerbahçes, që me Muriqin në skuadër besojnë se mund të rikthejnë titullin e kampionit në “Shukru Saraçogllu”, që tashmë ju mungon më shumë se 5 vite.

Për herë të fundit Fenerbahçe titullin e kampionit në Turqi e kishte fituar në sezonin 2013/2014.

Leave a Reply