Ju kujtohet Shefki Kuqi dhe festa e tij?Ja kush e imiton atë (VIDEO)

Ish-sulmuesi i njohur me origjinë shqiptare, Shefki Kuqi, ka pasur një karrierë të pasur dhe shumë të suksesshme, si në numrin e golave të shënuar, ashtu dhe në ekipet e njohura për të cilat ka luajtur.

Kuqi arriti kulmin e karrierës në mesin e viteve 2000, kur luante në Angli, përfshirë këtu edhe Premierligën angleze, aty ku zhvilloi 50 ndeshje, duke shënuar 7 gola dhe duke asistuar 6 herë.

Kuqi, edhe pse nuk arriti të shënojë shumë gola në Premierligë, u bë “hit” në rrjetet sociale, për shkak të festimit të tij.

Sot, faqja e njohur e futbollit, OddsBible, ka rikthyer në memorien e fansave të futbollit festimin epik të Kuqit, duke e krahasuar me një punëtor që hidhet në baltë. Kjo video po bëhet menjëherë virale në rrjet. (abcneës.al)

Leave a Reply